Shpalosja e muralit të Kuvendit i cili shpalli Kushtetutën e Republikës së Kosovës me 7 shtator të vitit 1990

You are currently viewing Shpalosja e muralit të Kuvendit i cili shpalli Kushtetutën e Republikës së Kosovës me 7 shtator të vitit 1990

Sot, Shtëpia e Kulturës “XHELADIN KURTAJ” në Kaçanik mbanë muralin me histori shumë të rëndësishëm për ne!

Shpalosja e muralit të Kuvendit i cili shpalli Kushtetutën e Republikës së Kosovës me 7 shtator të vitit 1990 të realizuar nga artistet e mrekullueshme Laureta Vogliqi dhe Emona Deda nga Organizata Cma Ngo.

Historia e Kushtetutës së Kaçanikut u përjetësua në një mural mahnitës 🎨 që na kujton sakrificën dhe guximin që formësuan të ardhmen e shtetit tonë.

Siç tha edhe njëra nga nënshkrueset e Kushtetutës “Kaçanikasit na mbrojtën me jetën e tyre, për këtë arsye nuk u ndjem të frikësuar”.

Përgëzime për autoret e talentuara, Vogliqi Laureta dhe Emona Deda! Suksese të mëtejshme! 🌟

11 Qershor 2024

Kaçanik, Republika e Kosovës 🇽🇰🇦🇱

Fotografitë: Ideal A. Aliaj 📸