TEQEJA E KAÇANIKUT

You are currently viewing TEQEJA E KAÇANIKUT

Shkruan: Sevdije A. Shehu

Për historinë e lavdishme të Kaçanikut flasin edhe këngët historike legjendare të folklorit shqiptarë, të cilat këngë e tregojnë historinë e arbërve – shqiptarëve dhe rezistencën e tyre kundër pushtimit turk, duke u nisur nga lufta e furishme e Kosovës, në fund të shekullit XIV. Kënga ” Lufta e Kosovës”, tregon luftën e madhe që u bë në Kaçanik, midis ushtrisë turke të Sulltan Muratit dhe të arbërve vendas të krishterë . Sulltani pasi që e kishte pushtuar Shkupin ia mësyu Kaçanikut për të vazhduar pushtimet në Kosovë, ku u bë një luftë e përgjakshme e cila kishte zgjatur me ditë të tëra, gjersa gjaku sipas legjendës rridhte deri në gjunjë dhe mbi të notonin kuajt e ngordhur dhe kufomat.

Teqeja e Kaçanikut është njëri nga monumentet historike më të vjetra në Kosovë, që e pranon edhe historiografia serbe dhe turke. Për luftën e furishme të shqiptarëve të Kosovës me ushtrinë turke në vitin 1389 ekzistojnë 8 këngë serbe dhe dy këngë shqipe. Ushtria arbërore – shqiptare ua kishte zënë rrugën ushtrisë turke te Gryka e Kaçanikut, sepse e dinin se ushtria turke me paisje luftarake nuk kishte rrugë tjetër për të hy në Kosovë. Siç ishte zakon në atë kohë nga një luftëtar më i dalluar nga dy taborret luftarake, duhej të bënin dyluftim para ushtrive gjegjëse. Në anën shqiptare luftoi Teodor Muzaka pra luftëtar i njohur i familjes bujare arbërore – shqiptare Muzaka, apo alias si quhej me vonë Musa Kesexhia, Musa Dibra, apo Musa Arbanasi. Ndërsa në anën e ushtrisë turke luftoi, vazali serb, Kraleviq Marko, i cili edhe e fitoi betejën me Musa Kesexhinë. Ky i fundit (Musa Kesexhia apo Musa Arbanasi ) u varros aty ku u zhvillua dyluftimi te Gryka e Kaçanikut, 500 metra në veri të Grykës së Kaçanikut, në anën e majtë të lumit Lepenc .Vendvarrimi i Musa Kesexhisë pas konvertimit të shqiptarëve ortodoks vendas në mysliman më vonë bëhet Teqe e Bektashinjëve, pra vend i shenjtë dhe atë e mbikëqyrin familjet vendase të Mullaabazëve dhe Shehlerëve. Pas dyluftimit Kraleviç Marko meqenëse e kishte vra me tradhti Musa Kesexhinë, këngët thonë se ai Kraleviç Marko, kishte ikur me një shpellë në malin e lartë në Lypeten dhe nuk kishte guxuar të dilte sepse e kishte vrarë një trim të madh dhe frigohej se do zgjohej prap.

Duhet theksuar se në dokumentet turke nuk thuhet askund se teqeja është ndërtuar nga turqit, gjithashtu nuk thuhet se luftëtari i vrarë, përkatësisht varri i tij, ka qenë turk. Gjergj dhe Gjon Muzaka ishin prijës arbëror të asaj kohe,të cilët pas humbjes së luftërave me turqit shpërngulen në Itali.

(Branisllav Nushiq në librin e tij “Kosovo”flet për luftën e Kaçanikut më 1389) Edhe studiuesi i letërsisë shqipe Ferhat Cakaj nga Kukësi i Shqipërisë në librin e tij” E vërteta mbi eposin serb” të botuar në vitin 1996 në Tiranë, e trajton dhe shtjellon edhe këngën mbi luftën në Grykën e Kaçanikut të vitit 1389 dhe dyluftimin e Musa Kesexhisë dhe Kraleviq Markos

Pushtimi turk i trevës së Kaçanikut është bërë në vitin 1392, kur Turqit pushtojnë viset gjysmë vazale në jug e me këtë edhe trevën e Kaçanikut. Me depërtimin e turqve osmanlinj popullata e kësaj ane do ta përqafoj islamizimin, dhe do të shkëputet një herë e përgjithmonë nga ndikimi i kishave ortodokse serbo-greke, të cilat kishin për qëllim asimilimin e popullit shqiptar. Por edhe pushtuesit turk i nënshtruan banorët e kësaj ane dhe i mbajtën nën sundim të egër pesë shekuj me radhë.