Diku mbi 1000 metra lartësi mbitedare ndodhet fshati turistik Shtraza në komunën e Kaçanikut. Një fshat që është shumë i njohur për kaçanikasit dhe udhëtarët që vijnë nga Republika e Maqedonisë Veriore, por pak i njohur për kosovarët në përgjithësi.
Festat zyrtare shtetërore zakonisht janë një shancë e mirë për banorët e rrethinës që të kalojnë çaste të mira në këto ambiente apo më shkurt në Livadhet e Shtrazës. Turma të mëdha njerëzisht synojnë këtë pikë turistike e cila definitivisht duhet të hyjë në hartën turistike të Kosovës dhe duhet tëiI bëhet më shumë marketing që publiku i gjerë të vijë për të kaluar një ditë rreth Lybetenit dhe këtij fshati turistik.
Përveq natyrës, kjo zonë turistike ofron edhe gastronomi të mirë e kualitative si dhe akomodim nëpër vilat të cilat gjinden në rrethinë përreth pishave që zyrtarisht janë të shpallura si zonë e mbrojtur nga autoritetet lokale.
Janë së paku tre restorante që ofrojnë shërbime gastronomie në këtë zonë. Është “Restoran Sharri”, Restoran “Luboteni” si dhe Restoran-Kafiteria “Bulica”. Këto restorane ofrojnë kuzhinë lokale nga skara si dhe specialitete nga zona. Përveq këtyre restoraneve ka edhe shitore e kafiteri sezonale që ofrojnë pije e ushqime të ndryshme. Kjo është një shancë e mirë që përveq natyrës së jashtëzakonshme vizitorët kanë edhe mundësinë të shijojnë gastronominë lokale. Vlen të theksohet se nga restoran “Bulica” fillon edhe shtegu për bjeshkatarë që të dërgon deri në majen e Lubotenit, në parkun Kombëtar të Sharrit. Shtegu është shenjëzuar nga OJQ OMM Gjethi dhe përveq shenjave i ka edhe dy vendpushime, njëri të stanet, kurse tjetri rrëzë majës së Lubotenit .
Janë edhe vilat përreth që janë ndërtuar në këtë zonë, ku vizitorët poashtu edhe mund të akomodohen me qëndrim tërë ditorë apo më gjatë. Ikonike është Lagjja “Veis” një projekt interesanti inicuar nga z. Vehbi Lika një gurbbetqar nga Zvicra i cili me kursimet e veta e inicoi këtë projekt interesant.
Momentalisht plani komunal i rregullimit të kësaj zone është në përpilim e sipër dhe punët janë duke u zhvilluar.
Nga banorët e komunës sonë e më gjerë kërkojmë që edhe kësaj zone pitoreske ti jipet një shancë që rajoni të zhvillohet ekonomikisht dhe të përkrahin bizneset lokale që do të nxisin edhe punësimin e të rinjve të komunës sonë.
Mesazhi përfundimtar është që kjo zonë të mbahet pastër dhe të mirren mbeturinat me vete. Është vështirë që në këtë zonë larg shërbimeve komunale të mirëmbahet pastër.
Shkoni në Shtrazë, vizitoni këtë vend, shijoni ushqimet në bizneset lokale dhe lëne vendin më pastër se e keni gjetur.
Shihemi te Livadhet e Shtrazës!