Fshati Korbliq

You are currently viewing Fshati Korbliq
Fshati Korbliq është një fshat malorë i cili është në Komunën e Kaçanikut në pjesën jug-lindore të Republikës së Kosovës.
Karakteristikë e këtij fshati është relievi malor dhe Lumi Morava i cili gjarpëron përmes fshatit.
Në një vijë ajrore prej rreth 300 m. ndodhen dy fenomene ujore atraktive dhe të rralla. Janë dy ujëvara të cilat më poshtë bashkohen dhe formojnë degën më të rëndësishme të Lumit „Morava“ pikërisht në pjesën e lartë të fshatit. Përndryshe ky lum i jep identitet një lugine nga më të plleshmet në Kosovë ku fillon nga ky fshat e vazhdon nëpër Viti, Gjilan, Kllokot, Ranillug e deri në Kamenicë.
Projekti do të shenjëzoj trasenë nga Kaçaniku deri në Korbliq, përkatësisht deri te dy ujëvarat, rregullimin e lokacionint tek dy ujëvarat që të kenë qasje vizitorët potencial.
Projekti “Shenjëzimi i shtegut të ecjes Dy ujëvarat në Korbliq” ka për qëllim që të vazhdojë promovimin e turizmit në Komunën e Kaçanikut, si një vend me potencial të konsiderueshëm në këtë fushë.
Projekti „Shenjëzimi i shtegut të ecjes “Dy Ujëvarat” në Korbliq“ financohet i tëri nga Komuna Kaçanik si dhe u implementua nga OJQ „Gjethi“.