Biznese https://visitkacanik.info Ngjyrat e atdheut Fri, 29 May 2026 21:54:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://visitkacanik.info/wp-content/uploads/2024/05/cropped-0011-32x32.png Biznese https://visitkacanik.info 32 32 Restaurant Trofta-Kovaçec https://visitkacanik.info/restaurant-trofta-kovacec/ Tue, 20 Aug 2024 07:54:58 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3828 Restaurant Trofta-Kovaçec është një biznes familjarë i cili shërben ushqime të shijshme me stafin e tyre. Unik është oborri i cili gjindet prapa restaurantit buzë lepencit. Ambienti i mrekullueshëm dhe natyra e fshatit Kovaçec ofrojnë një përvojë unike në shumë aspekte. Ky restaurant hyn në radhën e lokacioneve që duhet vizituar nëse jeni në komunën e Kaçanikut.

Foto kredit: Restaurant Trofta-Kovaçec

]]>
Hangjiku në Runjevë, eksperience e jashtëzakonshme e ktyneherit. https://visitkacanik.info/hangjiku-ne-runjeve-eksperience-e-jashtezakonshme-e-ktyneherit/ Fri, 19 Jul 2024 13:53:03 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3795 Hangjiku në Runjevë, eksperience e jashtëzakonshme e ktyneherit.

Me pamje nga kopshti, Hangjik (Hani i vogël) në Runjevë, Kaçanik ofron akomodim, një kopsht dhe një sallë pritjeje të përbashkët. Kjo pronë ofron akses në një tarracë, parkim privat falas dhe Wi-Fi falas. Dhomat kanë një ballkon me pamje nga mali.

Në kompleksin e apartamenteve, të gjitha njësitë janë të pajisura me një shifonjer. Një makinë larëse enësh, posedon furrë dhe mikrovalë janë gjithashtu. Në kompleksin e apartamenteve, njësitë kanë krevat dhe akomodim optimal.

Për vizitorët që kërkojnë të nisin udhëtimet ditore në monumentet e afërta, apartamenti ofron një përzgjedhje drekash të shijshme.

Në Hangjik (Little Inn) ofrohet shërbimi i marrjes me qira të makinave.

Shpella e Gadimes është 33 km nga akomodimi, ndërsa Ura e Gurit, Shkup është 23 km larg. Aeroporti më i afërt është Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, 56 km nga Hangjik (Hani i vogël), dhe prona ofron një shërbim transporti me pagesë në aeroport.

Çiftet në veçanti e pëlqejnë vendndodhjen.

]]>
Restoran “Vada” https://visitkacanik.info/restoran-vada/ Fri, 19 Jul 2024 11:04:28 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3782 Restoran “Vada” afër urës së fshatit Kovaqeç, përballë ish Seperacionit është një vend simpatik me meny tradicionale dhe servohet edhe trofta.

Vend ideal për të kaluar një pasdite me fëmijë dhe shoqëri.

Freskia në qytet pranë lumit Lepenc tanimë është një standard në Kaçanik në këtë vapë verore.

Vendi më simpatik në Kaçanik.

]]>
Restaurant UDA lokomotivë e ekonomisë lokale. https://visitkacanik.info/restaurant-uda-lokomotive-e-ekonomise-lokale/ Wed, 10 Jul 2024 22:38:29 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3739 Restaurant UDA gjindet në rrugën për Tetovë dhe Shtërpcë/Breyovicë. Njëri ndër restorantet më moderne në regjionin tonë. Ambient familjar dhe shërbime ekskluzive gastronomie me kuzhinier profesionist dhe kamarierë me përvojë.

Lokomotivë e ekonomisë lokale në Kaçanik.

]]>
Restaurant “Luboteni”, Strazhë, Kaçanik – Freskia e qytetit. https://visitkacanik.info/restaurant-luboteni-strazhe-kacanik-freskia-e-qytetit/ Wed, 10 Jul 2024 20:59:34 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3720 Restaurant “Luboteni”, Strazhë, Kaçanik, Kosovë pamja më e bukur dhe më e freskët në ndonjë lokal që mirret me gastronomi në R. e Kosovës. Vera është këtu…freskia atje. 🙂

Foto kredit: Restoran “Luboteni”.

]]>
Restoran “Trofta” Ivajë https://visitkacanik.info/restoran-trofta-ivaje/ Sat, 29 Jun 2024 22:08:55 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3690

Nuk je nga regjioni i Kaçanikut nëse së paku nuk e keni shijuar Troftën në Ivajë në restorantin në Fshatin Ivajë “Trofta”.

Çka ka unike në këtë restoran që nuk e kanë restorantet tjera? Së pari është lokacioni i cili është larg zhurmës së qytetit, së dyti ajri i pastër, më tej është qetsia që e karakterizon e që shoqërohet vetëm me cicërimën e zogjve si dhe gurgullimin e ujit. Ajo që është më unike është prezenca e troftës e cila servohet e freskët në tryezë dhe që ka shije më të vërtetë që rrallë kund shijohet.

Ajo që e definon këtë lokacion është edhe dedikimi në pregatitjen e troftës nga kuzhinierja me përvojë si dhe mënyra se si pregatitet me drunjtë lokal, peshkun e freskët direkt nga përrocka ku notojnë troftat të gatshme për të qenë në pjatën tuaj për disa minuta.

Ajo që nuk duhet të lihet pa u theksuar është edhe uji i freskët I përroit që vie direkt diku rrëzë majës së Lubotenit dhe ka një pastërti që nuk gjindet askund tjetër në regjion.

Kjo ilustrohet me faktin se klientët më të shumtë përveq njërëzve nga komuna jonë janë edhe nga Maqedonia e Veriut që vijnë me për të kaluar një ditë në freskinë e malit si dhe larg zhurmës kosmopolitane.

Nëse jeni kosovar duhet gjithsesi ta vizitoni këtë restorant familjar dhe të përkrahim të gjithë ekonominë familjare.

]]>
Baci Ranch Kaçanik https://visitkacanik.info/baci-ranch-kacanik/ Mon, 24 Jun 2024 16:50:56 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3655

Iniciativat e fundit synojnë një progress në zhvillimin e turizmit me theks në lokacionet ku natyra është brendi I saj. I tillë është edhe Ranchi/Restorani më i ri në fshatin Llanishtë në Kaçanik.

Ky restoran i pagëzuar “Baci Ranch” është i vendosur në fillim të Maleve të Karadakut ku edhe ka qasje me automjet. Cka të themi natyre perfekte, ajër i pastër, staf miqësor si dhe vend ideal për të kaluar një ditë me familjen dhe femijët. Përveq kuajve të cilët janë aty dhe mund ti shfrytëzoni për kalërim, ka edhe kafshë të tjera ku famijët mund të kalojnë një ditë të mirë.

Ky biznes fmailjar i vëllëzërve Idrizi pranon edhe rezervime paraprake.

Ta përkrahim biznesin lokal, këta janë tanët, vizitone Baci Ranch-in në Llanishtë të Kaçanikut, shihemi atje!

]]>
Restaurant Natyra  https://visitkacanik.info/restaurant-natyra/ Sun, 23 Jun 2024 21:57:59 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3646

Restaurant familjar, Pishinë, Sallë dasmash dhe Ahengje të ndryshme.

Rruga Ahmet Kaçiku/Duraj, Kacanik, Kosovo

+377 44 130 391

natyrashpk17@hotmail.com

]]>
P O R T R E T E – Islam Leka https://visitkacanik.info/portrete-islam-leka/ Sat, 25 May 2024 20:43:08 +0000 https://visitkacanik.info/?p=3394 Rubrikën e kaçanikasve të suksesshëm po e hapim me një profesionist dhe ndërrmarrës në fushën e gastronomisë. Në shkrimin e parë po marrim guximin që të pasqyrojmë angazhimin e z. Islam Leka,i cili sapo diplomoi në fushën e turizmit. Një kombinim në fushën akademike si dhe në ndërrmarrësi, ku me sukses e menaxhon Restorant “Sharri-n” në fshatin turistik në Shtrazë. Vazhdojmë me disa fjalë nga biografia e tij: z. Leka u lind në Doganaj të Kaçanikut në vitin 1981. Pas shkollës fillore i kreu tri vite të shkollës së mesme në Ferizaj, kurse për shkak të rrethanave vitin e fundit e kreu ne Kaçanik. Fakultetin në menaxhim hotelierie dhe turizëm e kreu në Universitetin e Shkencave të aplikuara në Ferizaj dhe ka përfunduar edhe masterin në të njejtin drejtim. Është i martuar dhe baba krenar i dy djemve dhe vajzave. Fillimet në gastronomi i mori në qytetin fqinj në Ferizaj në moshë të re, ku filloi të mbante familjen me punën e tij e ku më vonë pas disa bizneseve përfundimisht e menaxhon Restoran “Sharrin” me sukses, dedikim dhe punë të ndershme. Përveq kësaj Islami poashtu është edhe një pikë reference për bizneset e tjera lokale në Shtrazë dhe dallohet për aftësite e komunikimit dhe afërsinë me klientët dhe fqinjët aty. Islami vazhdon të mbajë trendin e krijuar me vite me përvojën e tij në gastronomi, si dhe mban një cilësi të mirë në shërbimet e tij së bashku me stafin lokal të trajnuar mirë.

]]>
KIVO – Kosova https://visitkacanik.info/vestibulum-sapin-prin-quam/ Fri, 15 Apr 2016 21:09:40 +0000 https://oceanwp.org/travel/2016/04/15/duis-sagitis-ipsum-prasent-copy/ Historiku KIVO Kosova

Ndërrmarrësia kërkon guxim, durim, elasticitet dhe shpesh edhe pak fat. KIVO dhe kompania kosovare VM3 po hetonin secila veçmas mundësitë për të investuar në një objekt prodhimi, kur, përmes një programi takimesh, ranë në kontakt dhe vendosën t’i bashkojnë forcat.

KIVO ndjeu presion në disa nga tregjet e saj vendase nga Evropa Lindore dhe Lindja e Largët. VM3 pa mundësi për të zgjeruar aktivitetet e saj të marketingut dhe shërbimin e tyre të printimit dixhital me printim fleksografik. Për më tepër, ata e dinin se një brez i ri njerëzish shumë të motivuar dhe të arsimuar ishin të etur për të punuar shumë, për të zhvilluar veten dhe për të zhvilluar vendin e tyre.

Në vitin 2013 u zhvilluan takimet e para mes KIVO dhe VM3. Kishte konsensus që në fillim dhe planet po zhvilloheshin me shpejtësi. Me një fabrikë të re në Kosovë, një numër i konsumatorëve të KIVO-s mund të mbahen dhe tregjet e reja do të mund të shërbehen duke ofruar produktet e njohura KIVO. Mbi këtë bazë u krijua ndërrmarrja e përbashkët dhe u bënë plane konkrete për të investuar në impiant, pajisje dhe trajnime.

Në verën e vitit 2014 u porosit linja e re flexoprinting Ë&H Miraflex dhe me këtë filloi ndërtimi i një fabrike të re. Pas vetëm pesë muajsh ndërtimi, lëvizjeje, instalimi i të gjitha makinerive dhe trajnimi i punonjësve të rinj, mund të fillonte prodhimi i parë.

Në shkurt të vitit 2015, prodhimi filloi me 30 punonjës në një fabrikë krejt të re 3.500 metra katrorë me 4 linja ekstrudimi të filmit të fryrë, 1 linjë printimi flexo dhe 6 linja konfeksioni. Ndërkohë, fabrika është zgjeruar me 90 punonjës, 7.000 metër katror, ​​8 linja ekstrudimi me film fryrë, 2 linja printimi flexo dhe 12 linja konfeksioni. Falë bashkëpunimit intensiv dhe të ngrohtë, mësimit të shpejtë dhe mentalitetit praktik të ekipit në Kosovë nën menaxhimin e Visar Ramajlit, të gjitha planet origjinale të zhvilluara në vitin 2013 e në vazhdim janë realizuar me sukses. Zbatimi i suksesshëm i projektit ka çuar në më shumë shanse dhe mundësi. Kjo tregohet nga zgjerimi i shpejtë për të dyfishuar kapacitetin. Grupi KIVO tani është në një pozicion më të mirë jo vetëm për të mbrojtur pjesën e tij të tregut në tregjet ekzistuese, por edhe për t’u zgjeruar shpejt dhe me efektivitet në tregje të reja në të gjithë Evropën.

Burimi: Kivo Kosova

]]>