Besoj se të gjithë jemi kureshtar të dimë se pse shkëmbi gjigant në hyrje të Grykës së Kaçanikut quhet Guri i Shpuem. Rruga nëpër Grykën e Kaçanikut ka pas një tunel të shkurtër nëpër Gurin e Shpuem. Tuneli ka qenë i gjatë 15 metra, i gjerë rreth tri metra dhe i lartë 2.5 metra. Në hyrje të këtij tuneli dikur moti paska qenë e vendosur një pllakë, të të cilën ishte i shënuar viti i ndërtimit – 1794 dhe emri i pashës turk, i cili e paska ndërtuar, por që nuk jepet emri i tij. Ky tunel duhet të jetë hequr pas pushtimit serb të Kosovës.
Serbët Gurin e Shpuem e kanë quajtur edhe Guri i Markut, sipas Kraleviq Markut, princit serb nga Prilepi, i cili bëri një dyluftim mbi Gurin e Shpuem me kaçanikasin e famshëm – Musa Kesexhinë apo Musa Arbanasin.
(Sipas B. Nushiq: Kosovo, opis zemlje i naroda, Matica Srpska, Novi Sad, 1903. Nushiq, shkrimtar i madh serb, në kohën kur e botoi librin ishte konsull i Serbisë në Prishtinë).