Handikos Kaçanik

You are currently viewing Handikos Kaçanik

Handikos Kaçanik është një OJQ lokale e cila ofron shërbime të ndryshme dhe organizon aktivitete të dinamike për komunitetin e saj. Tanimë kjo OJQ operon në objektin e ri pranë palestrës së qytetit ku ka kushte optimale për operim dhe një akomodim më të mirë në krahasim me objektin paraprak.

Rishtazi u bë edhe përurimi i qendrës së Handikosit në Kaçanik, një realizim i përbashkët në mes organizatës bamirëse LDS Charities dhe Komunës Kaçanik të cilët mundësuan që komuniteti i tyre të punojë në kushte më të mira, të cilat rezultojnë të jenë edhe frytdhënëse në të ardhmen.

Handikos Kaçanik në komunën tonë vepron nga viti 1996 ne objekte te ndryshme dhe kushte jo te mira te punës deri në përurimin e objektit të ri, por me vullnet të madh për të përkrahur kategorinë me te ndjeshme te shoqërisë. Komuna Kaçanik dhe Clay & Chatherin Stringham ishin kontribuesit më të mëdhenj që ky objekt të realizohet.

Handikos Kaçanik është një organizatë e cila ka aktivitete të vazhdueshme. Disa nga aktivitet e fundij janë aktivitetet psiko-sociale, edukative dhe rekreative në objektin e ri të shoqates. Handikos Kaçanik në muajin dhjetor pranoi një kontingjent të madh ne vlerë afër 200 mijë euro me ndihma, kontribut i mërgimtarëve dhe komunës etj. Tani së fundmi janë pajisur edhe me pajisje të IT-së dhe së shpejti do të ketë edhe trajnime përkatëse në këtë lëmi.