Shkruan Hajredin Ramajli
Kaçaniku me rrethinë – Vështrim i shkurtër arkeologjik 190420_4
Monumente Sacrale
Hajredin Ramajli
– I . O . M . – Fshati Lumbardh (Kotlinë), Kaçanik
Në fshatin Lumbardh – (Kotlinë), që gjendet në jugperëndim të Kaçanikut, gjenden rrënojat e një fortifikate të kohës romake cila sipas banoreve të këtij fshati quhet ”Kalaja e epërme”. Në këtë lokacion është gjetur një monument sakral në formë të altarit votiv që përkushtuesi, një ushtarë i quajtur Germanius Merkatoris, e kishte ngritur në shenjë adhurimi për Jupiterin. Altarët që i kushtoheshin Jupiterit janë gjetur shumë në gjitha trevat e Dardanisë duke përfshi edhe Kaçanikun me rrethin ku janë gjetur disa altar që pjesa e shkrimit fillon me IOM.
Ky altar është prej mermeri dhe përbëhet nga tri pjesë: pjesa e sipërme, mbishkrimi në mes dhe në fund është themeli i cili është dëmtuar. Pjesa e përparme e altarit është zbukuruar nga anash me dy akroterie dhe me një boqe të pishës në mes. Monumenti është dëmtuar në pjesën e majtë nga mesi deri në fund por edhe përkundër këtij dëmtimi, mbishkrimi është i lexueshëm përveç dy rreshtave të fundit.
Mbishkrimi lexohet si në vijim;
– Origjinali
I .O. M.
GERMANIVS
MERCATO
RIS . MILES
LEG IIII FL
V. S.
SENECIO
ET AEMI(LIA)
NO(COS)
– Interpretimi i shkurtesave
Iovi Optimo Maximo,
Germanius.
Mercato-
ris, miles.
Legionis. Quartae. Flaviae.
Votum. Solvit.
Senecio.
et Aemi(lia)-
no. (consulibus).
– Përkthimi bukfal
Jupiteri i Shkëlqyer dhe i Madhërishëm
Germaius
Merkato-
ris. Ushtar Legjioni i katërt Flavia
E përkushton me devotshmëri. Senecio dhe Aemiliano (ishin konsuj në kohën kur është ngrit ky monument)