Parku “Guri i Shpum” mund të shfrytëzohet e të vizitohet nga të gjithë qytetarët kaçanikas e më gjerë. Bëhet fjalë për një vend tejet interesant dhe atraktiv me natyrë të bukur që ka edhe një veçori të saj: aty ndodhen edhe rrënojat e Kalasë së Llanishtes që konsiderohet se i takon kohës së antikitetit të vonshëm.
Informatat se si mund të arrini deri te parku i gjeni përgjatë gjithë rrugës nga qendra e qytetit (ndërtesa e Kuvendit Komunal) e deri te pika ku ndodhet parku. Përgjatë rrugës janë vendosur edhe shenjat treguese që të çojnë deri te Shtëpia-Muze e Ismail Rakës.