P O R T R E T E – Islam Leka

You are currently viewing P O R T R E T E – Islam Leka
Rubrikën e kaçanikasve të suksesshëm po e hapim me një profesionist dhe ndërrmarrës në fushën e gastronomisë.
 
Në shkrimin e parë po marrim guximin që të pasqyrojmë angazhimin e z. Islam Leka,i cili sapo diplomoi në fushën e turizmit. Një kombinim në fushën akademike si dhe në ndërrmarrësi, ku me sukses e menaxhon Restorant “Sharri-n” në fshatin turistik në Shtrazë.
 
Vazhdojmë me disa fjalë nga biografia e tij: z. Leka u lind në Doganaj të Kaçanikut në vitin 1981. Pas shkollës fillore i kreu tri vite të shkollës së mesme në Ferizaj, kurse për shkak të rrethanave vitin e fundit e kreu ne Kaçanik. Fakultetin në menaxhim hotelierie dhe turizëm e kreu në Universitetin e Shkencave të aplikuara në Ferizaj dhe ka përfunduar edhe masterin në të njejtin drejtim. Është i martuar dhe baba krenar i dy djemve dhe vajzave. Fillimet në gastronomi i mori në qytetin fqinj në Ferizaj në moshë të re, ku filloi të mbante familjen me punën e tij e ku më vonë pas disa bizneseve përfundimisht e menaxhon Restoran “Sharrin” me sukses, dedikim dhe punë të ndershme. Përveq kësaj Islami poashtu është edhe një pikë reference për bizneset e tjera lokale në Shtrazë dhe dallohet për aftësite e komunikimit dhe afërsinë me klientët dhe fqinjët aty.
 
Islami vazhdon të mbajë trendin e krijuar me vite me përvojën e tij në gastronomi, si dhe mban një cilësi të mirë në shërbimet e tij së bashku me stafin lokal të trajnuar mirë.