Nuk je nga regjioni i Kaçanikut nëse së paku nuk e keni shijuar Troftën në Ivajë në restorantin në Fshatin Ivajë “Trofta”.
Çka ka unike në këtë restoran që nuk e kanë restorantet tjera? Së pari është lokacioni i cili është larg zhurmës së qytetit, së dyti ajri i pastër, më tej është qetsia që e karakterizon e që shoqërohet vetëm me cicërimën e zogjve si dhe gurgullimin e ujit. Ajo që është më unike është prezenca e troftës e cila servohet e freskët në tryezë dhe që ka shije më të vërtetë që rrallë kund shijohet.
Ajo që e definon këtë lokacion është edhe dedikimi në pregatitjen e troftës nga kuzhinierja me përvojë si dhe mënyra se si pregatitet me drunjtë lokal, peshkun e freskët direkt nga përrocka ku notojnë troftat të gatshme për të qenë në pjatën tuaj për disa minuta.
Ajo që nuk duhet të lihet pa u theksuar është edhe uji i freskët I përroit që vie direkt diku rrëzë majës së Lubotenit dhe ka një pastërti që nuk gjindet askund tjetër në regjion.
Kjo ilustrohet me faktin se klientët më të shumtë përveq njërëzve nga komuna jonë janë edhe nga Maqedonia e Veriut që vijnë me për të kaluar një ditë në freskinë e malit si dhe larg zhurmës kosmopolitane.
Nëse jeni kosovar duhet gjithsesi ta vizitoni këtë restorant familjar dhe të përkrahim të gjithë ekonominë familjare.