Sot, Shtëpia e Kulturës “XHELADIN KURTAJ” në Kaçanik mbanë muralin me histori shumë të rëndësishëm për ne!
Shpalosja e muralit të Kuvendit i cili shpalli Kushtetutën e Republikës së Kosovës me 7 shtator të vitit 1990 të realizuar nga artistet e mrekullueshme Laureta Vogliqi dhe Emona Deda nga Organizata Cma Ngo.
Historia e Kushtetutës së Kaçanikut u përjetësua në një mural mahnitës që na kujton sakrificën dhe guximin që formësuan të ardhmen e shtetit tonë.
Siç tha edhe njëra nga nënshkrueset e Kushtetutës “Kaçanikasit na mbrojtën me jetën e tyre, për këtë arsye nuk u ndjem të frikësuar”.
Përgëzime për autoret e talentuara, Vogliqi Laureta dhe Emona Deda! Suksese të mëtejshme!
11 Qershor 2024
Kaçanik, Republika e Kosovës
Fotografitë: Ideal A. Aliaj