Exploro Kaçanikun me rrethinë

 

Kaçaniku është një vend malor i Kosovës Jugore, shtëpia e maleve të shumta, fshatrave dhe majave të larta të Maleve të Sharrit dhe Karadakut. Qyteti dhe fshatrat e tij përmbajnë lagje mesjetare, me monumente si Kalaja e Qytetit, Xhamia e Koxha Sinan Pashës, shtëpia e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.

Thënie për Kaçanikun
M'Kaçanik, po, do t'valvitet Kuq e zì flamuri i Shqyptarvet; Persè toka, shqyp kû flitet, Ajo vetë á, qi prej t'Parvet Trashigim na e kemi pasë: Mrendë i huej, jo, mâ s'do t'shklasë, Posë atëherë, kuer vjen per mik....
At Gjergj Fishta
Në vitin 1660, shkrimtari dhe udhëtari osman Evliya Çelebi vizitoi Kosovën dhe shkroi se emri i qytetit rrjedh nga fjala turke osmane kaçanlar në lidhje me një grup banditësh shqiptarë që vepronin në Shkup dhe përdornin rajonin e Kaçanikut si strehë.
EVLIA ÇELEBI
Serbët Gurin e Shpuem e kanë quajtur edhe Guri i Markut, sipas Kraleviq Markut, princit serb nga Prilepi, i cili bëri një dyluftim mbi Gurin e Shpuem me kaçanikasin e famshëm – Musa Kesexhinë apo Musa Arbanasin.
Branislav Nusic

Rreth qytetit dhe rrethinës së Kaçanikut.

Kaçaniku është qytet dhe komunë që gjendet në rrethin e Ferizajt në jug të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti i Kaçanikut ka 15,634 banorë, ndërsa komuna ka 33,409 banorë. Komuna mbulon një sipërfaqe prej 220 km², duke përfshirë qytetin e Kaçanikut dhe 31 fshatra.

Travelers' Map is loading...
If you see this after your page is loaded completely, leafletJS files are missing.

Për më shumë detaje klikoni mbi ikonën e lokacionit në hartë dhe do të ju dërgojë në faqen me përshkrimin adekuat rreth lokacionit.