Duhet marrë guxim dhe kurajo të madhe për të shkruar për aktorin kaçanikas Z. Bajrush Mjaku. Veprat e tij dhe aktrimin profesional që e definojnë dhe ai tanimë është vendosur në plejadën e aktorëve që i kalojnë kufijtë lokal, regjional dhe prekin edhe arenën ndërkombëtare me rolet komplekse artistike të shfaqjeve teatrale moderne. Kjo hyrje është e vobektë me opusin e tij të gjërë dhe që në fillim duhet të theksojmë se është vështirë të preket çdo aspekt i figurës së kaçanikasit Bajrush Mjaku.
Gjatë kontaktit me z. Mjaku, ai theksoi që e ndien veten kaçanikas dhe ka edhe nënshtetësinë e Republikës së Kosovës që e mban me krenari si testament i rrënjëve të tij në vendin ku ka lindur dhe prej nga vie.
Bajrush Mjaku ka lindur në vitin 1952 në Kaçanik (Gjurgjedell), Kosovë. Ka studiuar Artet Dramatike në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Universiteti i Prishtinës, Kosovë. Që nga viti 1973 është i punësuar në Teatrin Shqiptar në Shkup, ku ka luajtur mbi 120 role në skenë në shfaqjet si “The Bundle” – E. Bond, (1981), “Mbreti Lir” – W. Shakespeare (1995), me regji të Vladimir Milçin, “Dega” – K. Casule, (1987) regji: Meto Jovanovski, “Baal” – B. Brecht, (1991) regjia Branko Brezovec, “Babai” – A. Strindberg, (2003), “Xhaxhai Vanya“– A.P. Chekhov (2007) regjia Slobodan Unkovski, Nesër shkojmë në parajsë” – Teki Dervishi, (2000) regjia Dritëro Kasapi – “Tartuffe”– Moliere, (2008) regjia Rahim Burhan etj.
Jashtë skenës së tij vendase, si aktor i ftuar ka luajtur në Teatrin e Dramës – Shkup, Teatri Kombëtar Maqedonas – Shkup, Teatri Pralipe, Teatri Turk – Shkup, Teatri Alternativ i Prishtinës – Prishtinë, Teatri Kombëtar – Prishtinë, Interkult – Stokholm, Qyteti Teatri – Upsala (Suedi) dhe në shumë projekte të ndryshme të pavarura si: Dega, Skomrahi, Salome, “Five” Lubjanë, Zagreb, Sarajevë, Podgoricë dhe Shkup. Teatri Kombëtar – Gjakovë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Grupi Teatror Katar, Doha – Katar, “E kuqja”- Orhan Pamuk, regji të Martin Kochovskit.
Ai interpretoi në shumë role televizive dhe filmike, më të theksuara në “Trieste via Skopje”, “Zoti i vraftë spiunët”, “Pjeshkët e dashurisë”, Librat e babait, “Vendetta”, “Agnus Dei”, Mirush”, “Gomarët e kufiri“ etj.
Në të njëjtën kohë realizoi një sërë projektesh teatrore të pavarura, si “Gjetja e artë” – Selvinaze Abazi, regjia e Dritëro Kasapit, “Çifti i hapur” – Dario Fo, regjia Sulejman Rushiti, “Ditari i një të çmenduri” – Gogol. , me regji të Ivan Popovskit.
Në vitet 1980, 1990 dhe 2003/2004 – mban pozitën e menaxherit artistik të Teatrit Shqiptar, Shkup, dhe është një nga themeluesit dhe menaxher i produksionit të Qendrës Teatrore për Fëmijë, Shkup.
Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet teatrore në Maqedoni, ish-Jugosllavi dhe Evropë, si festivali ndërkombëtar i teatrit Bergen, Bergen (Norvegji), Mittelfest – Cividale del Friuli, Itali, Festivali veror i Pulës, Pula, Kroacia, Ditët e Kulturës, Tiranë, Shqipëri, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Mess – Sarajevë, BeH, Takimi Teatror, Cankarjev dom – Ljubljanë, Slloveni, Vjena Fest Ëohen – Vjenë, Austri, Bonner Bienale ‘2000 – Bon, Gjermani, Festival de Avignon – Avignon, Francë.
Për arritjet e tij të jashtëzakonshme në aktrim ka marrë një sërë çmimesh, Çmimin për rol kryesor, Festivalin Teatror Maqedonas “Vojdan Çernodrinski” (1985, 1995 dhe 2004), “Çmimin e 13 Nëntorit” për rolin e Mbretit Lir, aktori më i mirë i viti (1996), “Çmimi i 11 Tetorit”, çmimi më i lartë shtetëror për vlerat në art (1998), “Kliment Ohridski”, çmimi më i lartë shtetëror për arritje të jashtëzakonshme në kulturë dhe art (1998), etj. Çmimi i Nëntorit” për rolin. të Mbretit Lir, aktori më i mirë i vitit (1996), “Çmimi i 11 Tetorit”, çmimi më i lartë shtetëror për vlerat në art (1998), “Kliment Ohridski”, çmimi më i lartë shtetëror për arritje të jashtëzakonshme në kulturë dhe art (1998), etj.
Për Z. Mjaku poashtu është realizuar edhe nëj film dokumentar me metrazh të gjatë me fokus jetën dhe karrierën e Bajrush Mjakut i shfaqur në Dokufest ku paraqitet si një aktor inovator që është aktiv dhe ende frymëzues në teatrot në Ballkan dhe në mbarë botën. Një superstar në botën e artit, por pak i njohur jashtë teatrove profesionistë dhe audiencë, pse Bajrush Mjaku vazhdon të ngjall pasionet? Ky aktor, baba dhe gjysh i shkëlqyer, i talentuar dhe vizionar na jep historinë e tij që mbivendoset rreth gjysmës së shekullit të suksesit profesional dhe përkushtimit ndaj familjes së tij, në kohët më të vështira për të përfaqësuar kulturën e tij shqiptare. Duke mbajtur gjithmonë familjen e tij të bashkuar, gjithmonë bëri publikun të duartrokit, të buzëqeshë dhe të qajë për performancën e tij në skenë. Misioni i tij është aktrimi, dhe aktrimi i tij është misioni, citohet në parathënien e këtij realizimi.
Në intervistën e dhënë në gazetën KOHA në Maqedoni të veriut ai e përshkruan shumë mirë fazën e dytë të përpjekjeve artistike në produksionit për teatër dhe film “B.M” e më vonë ky produkion shndërrohet në ndërrmarrje për kulturë “Teatri i një aktori” një organizatë joqeveritare, produksion të pavarur ku arriti ti provoi aftësitë e tij e ku i kishin ngel disa personazhe nga dramaturgjia botërore pa i realizuar e që i kishte si pikë synimi, personazhet si: Poprishkini në “Ditarin e një të Çmenduri”- Gogol, Kapiteni Adolf në “Babai”- Stryndberg , Vojnicki në “Daja Vanja” Çehov, Sokrati në “Mbrojtjen e Sokratit” – Platon, Dr. Stockman në “Armikun e popullit” dhe Peer Gynti në “Peer Gynt” – Ibsen. Falë këtij produksion të pavarur iu kthye vetvehtës dhe arriti te realizoi endrren e tij dhe te realizohet si aktor. Mes tjerash ne produksionin e pavarur realizoi shfaqjen “Kerkohet nje klloun plak” – Matei Visnek ne regji te Besfort Idrizit dhe nje film televiziv “Librat e Babait” – Luan Starova si iu dha rasti te provoi veten edhe ne planin e regjizures ku me shume sukses realizoi shfaqjen “ZOO STORY” – Eduard Olbi. Falë këtyre shfaqjeve te lartepermendura u nderua me shume cmime – vleresime nga juri profesionale dhe arriti që në mënyrën më të ka arritur qe kulturen teatrore gjithshqiptare ta prezantoi ne Evrope, Azi, Afrike, Amerike, Boten Ruse , Boten Arabe
Mbesim me shpresë se sado pak kemi arritur të japim një pasqyrë të aktivitetit të tij si aktor profesionist por edhe si menaxher në shumë teatro. Artistët tanë duhet të celebrohen dhe të zënë vendin e merituar në shoqëri.
Po e mbyllim këtë shkrim dhe do të vazhdojmë të përcjellim karrierën e tij artistike.