P O R T R E T E – Ben Apolloni

You are currently viewing P O R T R E T E – Ben Apolloni

P O R T R E T E

Iniciativa për të paraqitur para publikut portrete kaçanikasish të suksesshëm vazhdon me një intelektual të spikatur kosovar i cili vie nga qyteti ynë. Fjalën e kemi për z. Ben Apolloni regjisor, intelektual dhe artist.

Tanimë, Beni i takon më shumë Kosovës sesa vetëm Kaçanikut, por kësaj radhe shfrytëzojmë rastin të celebrojmë personalitete të spikatura e tani radhën e ka arti. Përveq që si individualist, me një karrierë të bujshme dhe që njihet si kontribues në skenën e artit përkatësisht në film dhe dramë etj, ai poashtu i takon një tërësie apo një brezi të kuoadorve të shkolluar që si grupë e si tërësi e kanë ngjyrosur tablon e krijuesve të rinj, ka lënë shenjat në historikun e artit tonë dhe tanimë ka trasuar karrierën e tij të njohur për publikun e gjërë mbrenda dhe jashtë Kosovës.

Beni është edhe i yni mbi të gjitha!

Ben Apolloni, ka lindur në Stagovë të Kaçanikut dhe ende pa i mbushur një vjet, prindërit e tij janë shpërngulur në Kaçanik, ku është rritur dhe ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet për regji teatri i ka kryer në Fakultetin e Arteve , në Prishtinë, ku ka mbaruar edhe studimet e nivelit master për regji filmi dhe televizioni.

Ka publikuar shkrime për teatrin dhe filmin në revistat dhe gazetat kulturore e ditore, si në: “Jeta e Re”, “Loja”, “Koha Ditore”, “Zëri”, “Lajm”, “Kult Plus”, “Alb Info” “Pro Cult”, etj.

Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar.

Nga janari deri në qershor 2016, zëvendës kryeredaktor e më pas kryeredaktor i revistës “Plisi” në Zurich, deri në shtator 2016.

Është bashkëpunëtor i rregulltë i revistës kulturore “Symbol”.

Përvoja e tij në TEATER

“Mundimet e kota të dashurisë” nga Shakespeare, Teatri DODONA, Prishtinë.

“Zoostory” nga Edward Albee, Shtepia e Kultures, Kaçanik.

“Miss Julia” nga August Strindberg , Teatri Shqiptar, Shkup (Maqedoni e Veriut).

“Orkestra e Titanikut” nga Hristo Boytchev, Teatri i qytetit, Gjilan.

“Mat” nga Ag Apolloni, Teatri DODONA, Prishtinë.

“Era, bebushi dhe Xhemi Kacadremi” nga Dituri Neziraj, Multimedia, Prishtinë.

“Ah, veshket e mia nga Babis Cikliropulos, Teatri ADRIANA, Ferizaj.

“Na, te birte e shekullit te ri” nga Ridvan Dibra, Teatri i qytetit, Mitrovicë.

“Nata e Helverit” nga Ingmar Villqist, Teatri “Istref Begolli”, Pejë.

“Muaji i mjaltit” nga Osman Goranci, Teatri i qytetit, Prizren.

“Natë misterioze” nga Ferdinand Hysi, Teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

“Plaçkitesit” nga Joe Orton, Teatri i Kumanovës, Kumanovë.

“Këngëtarja leshatuke” sipas Eugene Ionesco, Teatri i Kaçanikut.

“Kur hana del” nga Ag Apolloni, Teatri “Adriana”, Ferizaj.

“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” nga Ridvan Dibra, Teatri DODONA, Prishtinë.

“Nata e Gretës” sipas Ingmar Villqist, Teatri “Adriana”, Ferizaj.

“Vëllezër për interes” nga Kristo Floqi, Teatri i Kaçanikut.

“Mat”, nga Ag Apolloni, Teatri “DODONA, Pishtinë.

“Koleksionisti i syve”, nga Ag Apolloni, Teatri Kombëtar, Prishtinë

“Dashnorët vdesin duke qeshur”, nga Osman Goranci, Teatri i Podujevës

Përvoja e tij në FILM

Tuneli (skenari dhe regjia)

Republika (skenari)

Turpi (skenari)

Plehrat (skenari)

Fotografitë (skenari, regjia,)

Kati i pestë (skenari dhe regjia)

Burri (skenari dhe regjia)

Sonata (skenari)

Bebja, (skenari, regjia)

Ombrella, (regjia)

Sherifi (skenari, regjia,)

Buka dhe turpi, (regjia)

Përvoja e tij në TV

Seria “192”, skenari, 10 episode. Produksioni Sky Media për RTK.

Seria “Tregime shqiptare”, 3 episode (Mësiti, Budallai, Pesha e fjalës), skenari dhe regjia. Dhe një episode, “Nderi”, skenari. Produksioni Frame In për Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut.

Webseria “Askund ma mire se n’katund”, skenari dhe regjia, 8 episode.

Produksioni Donjeta.

Gjithashtu, ka shkruar skenare për filma të shkurtër që janë realizuar nga studentet e Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe nga studentët e Fakultetit të Arteve në Tetovë, Maqedoni e Veriut.

Është bashkëthemelues i “Drei Nachte Film Fest (Tri net film fest)”, në Zvicër.

ÇMIMET

Shfaqja më e mirë: “Mundimet e kota të dashurisë” (Skena UP, 2003),

Skenari më i mire: “Republika “(Nine Eleven Dedication, 2008)

Regjia më e mire: “Orkestra e Titanikut”( Festivali Kombëtar i Teatrit, Ferizaj, 2009)

Filmi më i mire” ” Kati V” (Nine Eleven Dedication, 2012)

Filmi më i mire” ” Kati V” (Llapi Film Festival, 2013)

Skenari më i mire: “Kati V”( Apolonia International Film Festival, Fier -Shqiperi 2013)

Filmi më i mirë: “Ombrella” ( Redding Shorts Fest, USA, 2021)

Cmim special për shfaqjen “Dashnorët vdesin duke qeshur”, (Festivali i Komedisë, Preshevë 2023)

PERKTHIMET

“Zoostory” dramë nga Edëard Albee, përkthyer nga gjuha angleze dhe botuar në “Jeta e re”, Prishtinë, 2010.

“Gruan për jetën” dramë nga Eugene O’Neill, përkthyer nga gjuha angleze dhe botuar në “Jeta e re”, Prishtinë, 2011.

“Nata e zotrave” dramë nga Miro Gavran, përkthyer nga gjuha kroate dhe botuar në Revista SYMBOL, Prishtinë, 2014.

“Miku i Kafkës” roman nga Miro Gavran, përkthyer nga gjuha kroate dhe botuar nga Shtepia Botuese “OM”, Prishtinë, 2015.

“Birra” dramë nga Miro Gavran.

“Të mbash anë”, dramë nga Ronald Harëood.

“Ndalohet e qeshura”, komedi nga Miro Gavran.

Nga 2020 punon si producent artistik në Radio Televizionin 21, në Prishtinë.