Sheshi i qytetit në Kaçanik

You are currently viewing Sheshi i qytetit në  Kaçanik

Projekti i inicuar si “Dizajnimi i sheshit të qytetit të Kaçanikut” është një projekt që ka për synim ta bëj Kaçanikun me sheshin e tij. Zyrtarisht u bë edhe hapja e tij në ditën e çlirimt edhe pse nuk është i përfunduar tërësisht. Si duket kanë mbetur edhe ndriqimi, rregullimi i fontanave, përmirësimi i gjelbrimit si dhe disa detaje tjera.

Kjo nuk i ka ndalë kaçanikasit që të fillojnë me intensitet aktivitetet dhe të shfrytëzojnë këtë shesh. Momentalisht në vlugun e Kampionatit evropian të futbollit nga një iniciativë qytetare është instaluar një projektor gjigand ku deri më tani janë shikuar publikish disa lojë futbolli dhe qytetarët po shijojnë këtë kampionat në ambient të hapur, pa pagesë për qytetarët për dallim nga disa qytete dhe natyrisht kjo iniciativë duhet të përshëndetet. Gjatë festës së Kurban bajramit poashtu u kry falja e namazit të Kurban bajramit me një prezencë të madhe të qytetarëve të komunës sonë.

Mbesim me shpresë se pjesët e mbetura të projektit do të implementohen së shpejti dhe cilësia e punëve të jetë e mirë.